Formula 1

Ferrari shpërdoron një garë që e kishte në dorë, Hemilton dhe Mercedesi triumfojnë në Rusi

Ferrari nuk ia ka dalë të marrë një tjetër sukses pas atij të Çmimit të kaluar në Singapor. Në Çmimin e Madh të Rusisë, pilotët e kokëkuqes janë dorëzuar para forcës dhe strategjisë së Mercedes, teksa Hemilton dhe Botas u pozicionuan respektivisht në vendin e parë dhe të dytë. Vetëm shkalla më e ulët e podiumit për ferraristin Çarls Leklerk. Ferrari mund të kishte marrë shumë më tepër nga pista e Soçit, teksa patën një fillim të mbarë. Sebastian Fetel udhëhiqte garën, ndërsa pas tij Leklerk.

Por, gjermani pati problem me makinën teksa u detyrua të braktiste garën pasi motori e la në baltë. Ndërkaq, në bokse Hemilton parakaloi Leklerk. Britaniku më pas mori arratinë për t’u bërë i pakapshëm, teksa Leklerk duhej të duelonte edhe me Valteri Botas.

Megjithatë, deri në fund renditja nuk ndryshoi, me pilotët e Mercedesit në vendet e para dhe Leklerk në të tretin. Në vendin e katërt e mbylli garën piloti i Redbull, Maks Vershtapen. Llogaritë për kampionatin botëror duket se janë mbyllur dhe Hemilton i drejtohet i qetë titullit të gjashtë botëror.

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close