Motorsport Albania

Finalja e madhe në motorsportin Shqiptar. GTR tregoi pse duhet patur frikë.

Të djelën e kësaj fundjave në pistën e Sllatinës, pranë Aeroportit Adem Jashari u tentua të mbahej ajo e cilësuar si “Gara e Shekullit” mes dy pilotëvë të automobilizmit, kosovarit Skënder Potera dhe shqiptarit Vis Kosova. Rivaliteti mes këtyre dy garuesve i ka fillimet shumë kohë më parë dhe kulmoi në takimin e sotëm.

Kosovari Potera është kampioni në fuqi me mjetin e tij Audi S2 2.5 Turbo në kampionatin e Drag Race që organizohet nga Federata e Automobilizmit të Kosovës. Ndërsa sfiduesi shqiptar Vis Kosova solli në pistën e Sllatinës mjetin e tij Nissan GTR 3.8 Biturbo.

Gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar në shtëpinë e automobilizmit në Prishtinë.

Gjatë përgatitjeve finale të dy mjeteve, mbërrin policia e trafikut Kosovar, duke bllokuar pistën me pretendimin që nuk janë marë lejet përkatëse nga organizatorët e këtij takimi.

Sipas burimeve të Klan Kosova, mësohet se kryetari i FASK, Ismet Rexhepi është shprehur se ka dhënë leje për shfrytëzimin e pistës por jo për mbarëvajtjen e garës. Nje deklaratë paksa kontroverse në atë çfar organizatorët e takimit pretendonin.

Edhe një herë tjetër, dalin në pah mangësitë organizative të pritësve, duke bërë që i gjithë mundimi i grupimit Speedhunters Albania, të mbështetur edhe nga Illyrius Motorsport , të cilët si asnjëherë më parë, në një numër të konsiderueshëm mbështetësish për pilotin shqiptar që ishin të pranishëm në pistë, të shkonte dëm.

copyright ©Speedhunters.al

Ende nuk është vendosur një datë tjetër për të shpallur se kush është më i shpejti i trojeve shqiptare, por piloti i GTR pati mundësine në një xhiro prove, sipas videos onboard të postuar në profilin zyrtar të Speedhunters Albania, ti tregojë dhëmbët kolegut të tij kosovar, duke regjistruar kohën 8.45 sekonda për distancën e çerek miljes.

Mesa duket, anullimi i këtij takimi ishte një ogur i mirë sepse në horizont, siç po përflitet kohët e fundit është grupimi Illyrius Motorsport, që po përgatitet të organizojë një event në disiplinën Drag Race në muajin Maj. Dhe ndoshta ky do të jetë rasti që trofeu i më të shpejtit në rajon, të fitohet nga një shqiptar në shtëpinë e tij, në Shqipëri.

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close