Motorsport Albania

Dion Kajtazi, shqiptari i parë që këtë fundjavë garon në Ligën Profesioniste të Drift në Francë

Lajme të mira vijnë nga bota e Motorsportit ndërkombëtar. Ashtu si po vihet re kohët e fundit, të rinjtë shqiptarë çdo ditë e më shumë po shënojnë arritje të mëdha në këtë fushë.

E tillë është edhe historia e suksesit të Dion Kajtazit, 25 vjeçari që ka jetuar gjithë jetën në Francë.

Pasioni i tij për garat e disiplinës Drift dhe vitet e kushtuara këtij sporti, u finalizuan me kualifikimin e tij mes më të mirëve këtë fundjavë në Kampionatin Kombëtar të Drift në Francë.

Ashtu si bëhet me dije nga vet i riu, ai ka mundur të kalojë në Raundin e 4/5 të kualifikueseve në këtë ligë profesioniste, çka përkthehet se tani ai është pjesë e elitës së këtij sporti në Francë.

Një piktori i duhet të zgjedhë me kujdes tablonë ku do realizojë veprën e tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Dioni, ku tabloja është një BMW E30, e fuqizuar nga një motor BMW 6 Pistona Inline Turbo, që gjeneron 605 kuaj fuqi.

Ndryshe nga mjetet që jemi mësuar të shohim në vendin tonë, kjo BMW do të ishte e denjë për të qenë në kopertinat e revistave të automjeteve. Gjithçka është e punuar deri në perfeksion për të garuar mes më të mirëve të këtij sporti.

Sa herë ju ka ndodhur të shihni në videot e rrjeteve sociale një mjet që “Ngrihet në gomë të parë”?

Epo tani mund të thoni që njihni një shqiptar që këtë veprim e ka diçka normale në punën që bën. Gjëja e parë që bie në sy në mjetin e tij janë elementët e sigurisë, ku kryefjala është siguria e pilotit. Kafazi përforcues i shasisë dhe rrjetat në vend të xhamit në derën e shoferit janë përshtatjet që i paraprijnë atyre që fshihen nën kofano.

Gara e kësaj të Diele bën që Dion Kajtazi të zbresë në pistë mes më të mirëve të sportit të Drift-it në Francë. Na mbetet vec t’i urojmë suksese, sepse ndoshta tani është momenti që më në fund të shohim një flamur Shqiptar në një podium profesionist në Motorsportin Botëror. /Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close