Motorsport Albania

FASK niset drejt Portugalisë në mbështetje të garuesve shqiptarë në Masters Hill Climb

Në datat 8-10 Tetor në Braga të Portugalisë do të mbahet eventi rajonal më i madh garues në kategorinë Hill Climb, ku në këtë edicion do të marrin pjesë mbi 160 garues nga më shumë se 16 vende të ndryshme të botës.

Në bazë të suksesit shumë vjeçarë që Federata e Automobilizmit të Kosovës (FASK) me standartet e krijuara në eventet që ajo organizon, ofroi mundësinë që shtatë pilotë të saj të jenë në gjëndje të garojnë kundër më të mirëve të botës në këtë event.

Veturat garuese nga Republika e Kosovës do të udhëtojnë mbi 3000 km, me destinacion final Bragën, në garën që konsiderohet më e madhja e llojit të saj.

Kampioni kosovar, Bardhyl Canolli, në një intervistë të dhënë për Klan Kosova, e ka konsideruar këtë event si më të rëndësishmin, duke e komentuar:

pamjet: Klan Kosova

“Kjo është gara më atraktive e këtij sporti, sepse është gara më e madhe e tillë që mbahet në Europë. Konkurenca është shumë e madhe, por shpresoj që të paktën një garues nga ne të kthehet me medalje për Kosovën.”

Këtë vit Kosova përfaqësohet edhe nga dy pilote femra, Arjeta Rysha dhe Mimoza Jetullahu, që gjithashtu do të provojnë shanset në pistë kundër garuesve më të mirë europian në Braga të Portugalisë.

pamjet: Klan Kosova

Emra të tjerë të mëdhenj të automobilizmit shqiptar që janë pjesë e këtij delegacioni, janë edhe Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli, Valon Jaha dhe Faton Rama.

Ditën e sotme shtabi organizativ i FASK, me në krye z.Ismet Rexhepi ka publikuar një foto, në aeroportin Adem Jashari, ku kanë treguar se do të nisin udhëtimin drejt Portugalisë, në mbështetje të garuesve shqiptarë,  në këtë kompeticion botëror që Kosova bëhet pjesë për herë të dytë në historinë e saj. /Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close