Basketboll

Gjakosi kundërshtarin në sy, James ia hedh paq/ Ja dënimi që mori

LeBron James ia ka hedhur paq duke u dënuar me vetëm një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës i NBA, pasi gjakosi lojtarin e Detroit Isaiah Stewart.

Kjo ngjarje e shëmtuar ndodhi teksa ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Lakers dhe Detrotit, e cila u fitua nga vendasit.

Pas një konflikti me fjalë, LeBron goditi me bërryll në sy kundërshtarin duke e gjakosur dhe u desh ndërhyrja e të dyja skuadrave e stafeve teknike që ata të ndaheshin, me Stewart që dëshironte të kundërpërgjigjej.

Lojtarët u përjashtuan të dy nga ajo ndeshje, ndërsa Stewart përfundoi me 8 të qepura në vetull. Kështu LeBron nuk do të luajë vetëm në ndeshjen kundër New York, teksa lojtari i Detroit do të humbasë takimet me Miami dhe Milwaukee./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close