Tenis

Tha se ndjehej i kërcënuar, Australia i kthehet keq Djokovic

Novak Djokovic nuk ka zbuluar nëse është i vaksinuar për Covid-19 dhe si rrjedhojë mund të humbasë Australian Open, pasi në atë vend nuk lejohen personat e pavaksinuar.

Babai i tij, Srdjan Djokovic deklaroi se fundmi se tenisti ndjehet i kërcënuar dhe si rrjedhojë nuk do të marrë pjesë në këtë kompeticion.

“Nën këto kërcënime dhe kushte, mbase Djokovic nuk do të luajë”, kishte thënë Srdjan Djokovic për mediat serbe.

Megjithatë e menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja nga vendi organizator. Ministri i Sportit i Victorias, Martin Pakula, deklaroi: “Ligji i Australian Open për vaksinim kundër Covid-19 është bërë për t’i mbrojtur njerëzit dhe qytetarët australianë, e jo për ta kërcënuar Novak Djokovicin”.

Organizatori i grand slamit të parë të vitit theksoi se të gjithë lojtarët që duan të marrin pjesë në turne duhet të jenë të vaksinuar kundër virusit.

“Nëse jeni lojtar ndërkombëtar i tenisit apo sportist i çfarëdo lloji dhe vini në Melbourne, atëherë mbani përgjegjësi ndaj komunitetit i cili ju mirëpret. Për këtë arsye ne iu kërkojmë yjeve të tenisit ndërkombëtar që t’i ndjekin të gjitha udhëzimet si banorët e Victorias. Nuk ka të bëjë me kërcënim, por për t’u siguruar që komuniteti i Victorias është i mbrojtur”, tha Pakula për mediat australiane.

Djokovic nuk ka treguar nëse është i vaksinuar ajo jo, por ka këmbëngulur: “Liria për të vendosur për veten është thelbësore për të gjithë, qofsha unë apo kushdo tjetër”./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close