Motorsport AlbaniaSpeciale

VIDEO/ Adrenalinë dhe emocione në City Park, ACA ‘çel’ sezonin e garave Cross Car në Shqipëri

Këtë fundjavë në ambjentet e qëndrës tregtare ‘City Park’ Federata Shqiptare e Automobilizmit ‘çeli’ kampionatin e garave automobilistike të kategorisë ‘Cross Car’.

Auto Club Albania në bashkëpunim me Motorsport UK organizuan për herë të parë këtë lloj kategorie garuese në vendin tonë.

Mjetet e përdorura në këtë event ishin të prodhuara posaçërisht për t’iu përshtatur kësaj disipline. Të fuqizuara nga grupet e motorrave me dy rrota, këto mjete dhuruan spektakël në pistën e improvizuar nga organizatorët, event ky i cili në përfundimin e tij pa të ngjiteshin në podium tre nga pilotët veteranë garues në Shqipërisë.

Vendi i parë i kësaj gare u fitua nga Gentian Kulla, dhe menjëherë pas tij, i dyti e preu vijën e finishit Elton Shkurta.

Kjo është hera e parë ku pas një kohe të gjatë, këta dy pilotë, ndër më të titulluarit në vendin tonë, kthehen të triumfojnë në evente të tilla të mëdha.

Podiumi u kompletua nga Ervin Kosova, i cili arriti ta presë i treti vijën e finishit. Kujtojmë që Ervin Kosova është një garues aktiv, i cili çdo vit arrin të fitojë trofe në garat automobilistike që organizohen në vendin tonë, por edhe në rajonin e Kosovës.

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close