SpecialeSport

Sondazhi i Sportzona.al/ Zgjidhni sportistin më të mirë të vitit


Viti 2021 ka qenë shumë i suksesshëm për shumë sportistë shqiptarë, të cilët na kanë përfaqësuar denjësisht në kampionatet ndërkombëtare
Sportzona.al ka përzgjedhur disa nga sportistët më të suksesshëm brenda dhe jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë, ku mund të zgjidhni atë që ju mendoni se është personazhi i këtij viti që po mbaron.

[ays_poll id=”4″]
  1. Armando Broja është duke thurur suksese thuajse në çdo ndeshje të Premier League dhe aktualisht është lojtari më produktiv i Southampton, ndërsa ka kaluar edhe Mohamed Salah për numrin e golave në minutat e luajtura.
  2. Florian Marku është shpallur kampion Boten në IBF për peshat velter dhe deri më tani ka vazhduar ta mbrojë këtë titull.
  3. Briken Calja ka një ecuri shumë pozitive dhe vetëm pak ditë më parë u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes.
  4. Distria Krasniqi na bëri të gjithëve krenarë me Medaljen e Artë të Lojërave Olimpike Tokio 2020 në xhudo.
  5. Luiza Gega si një përfaqësuese e denjë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike.
  6. Alban Beqiri ka fituar medalje në Botërorin e boksit që u zhvillua në Beograd.
  7. Berat Gjimshiti është nga futbollistët e Kombëtares që gjithmonë luan me zemër për ngjyrat ‘Kuqezi’, ndërsa ka fituar vendin e titullarit të padiskutuar te klubi i Atalantës.
  8. Regi Lushkja është një nga futbollistët më në formë të Superligës shqiptare duke u kthyer në faktor në rikthimin e fuqishëm të skuadrës së Laçit dhe një nga ata emra që e meritojnë t’i bashkohen grupit të më të mirëve të sportit shqiptar.
  9. Kosovare Asllani është një nga futbollistet shqiptare më të suksesshme jashtë kufijve. Ajo ndihmoi skuadrën e Real Madrid që të kualifikohej në çerekfinale të Champions League për klubet e femrave.
  10. Megi Doçi ka udhëhequr Kombëtaren e femrave në ecurinë pozitive të tyre në ndeshjet e zhvilluara këtë vit, ndërsa është lojtarja më e mirë që luan në Shqipëri./Sportzona.al
Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close