Tenis

Nadal infektohet me Covid-19, rrezikon Australian Open

Tenisti Rafael Nadal është infektuar me koronavirus, ndërsa ky lajm është bërë publik ditën e sotme.

Ishte vetë Nadal që e bëri publik një se kishte rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 në një reagim në rrjetet sociale.  20 herë fituesi i titujve Grand Slam po kthehej nga një turne në Abu Dhabi, ndërsa ka mësuar se ishte i infektuar.

“Qoftë në Kuvajt apo Abu Dhabi, ne jemi kontrolluar çdo dy ditë dhe kemi qenë negativ, më i fundit të premten ishte të shtunën.”-tha sportisti.

Numri 6 aktual i tenisit botëror ka treguar se është në gjendje të qëndrueshme, po nuk ka dhënë detaje rreth simptomave. Më tej ai saktëson se këtë informacion ua ka transmetuar të gjithë atyre që kanë qenë në kontakt me të kohët e fundit. Ky infektim mund të ndikojë në fillimin e tij në sezonin 2022, i cili ende duhej të përcaktohej.

“Duhet të jem plotësisht fleksibël me orarin dhe të analizoj opsionet sipas progresit tim. Do t’ju mbaj të informuar për të gjitha vendimet në lidhje me turnetë e mia të radhës”,- u premton Nadal fansave të tij përpara se t’i falënderojë për mbështetjen e tyre.

Aktualisht tenisti  është i regjistruar për turneun e Melburnit (4-9 janar) dhe Australian Open (17-30 janar), por që mund të rrezikohen për shkak të virusit./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close