Kategoria e Pare

Spektakël në Kategorinë e Parë, shënohen 10 gola në tre ndeshje

Kanë përfunduat tre takimet e para të javë së 15 të Kategorisë së Parë dhe në to janë realizuar 10 gola. Lushnja ka marrë një fitore të thellë me rezultatin 4-1 ndaj Shkumbinit.

Vendasit kanë arritur që të godasin portën e kundërshtarëve dy herë në pjesën e parë me Xhymertin në minutën e 41, Hima në minutën e 48, ndërsa pjesa e dytë solli dy gola falë dopietës së Dedej në minutat e 72 dhe 89. Nga ana e Shkumbinit ka shënuar vetëm Onuh në minutën e 56.

Aktualisht Lushnja ka kaluar në vendin e 12 me 14 pikë, teksa Shkumbini është në vend të 9 me 18 pikë.

Vora është mundur në shtëpi nga Apolonia me rezultatin 0-2. Golat janë shënuar të dy në pjesën e dytë të ndeshjes me Krasniqin që ka realizuar dopietë në minutën e 68 dhe 84. Pas kësaj sfide vendasit ndodhen në vend të 14 me 11 pikë, ndërsa Apolonia në vend të 6 me 22 pikë.

Teksa Tomori i Beratit ka fituar në transfertë ndaj Pogradecit me rezultatin 0-3. Ishte Oshafi ai që zhbllokoi shifrat në minutën 28, duke e mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me rezultatin 0-1. Më pas do të duhej minuta e 75 e ndeshjes që Barjamaj të shënonte golin e dytë për miqtë dhe minutat shtesë të ndeshjes realizuan tripletë për beratasit me anë të Manellarit. /Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close