Kombetarja Kosova

Amir Rrahmani shpallet lojtari më i mirë i 2021-shit në Kosovë

Futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani është shpallur më i miri i vitit 2021 në Kosovë. Ky çmim i është dhënë mbrojtësit në ceremoninë ‘Laureatët e Vitit’.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka kaluar një formë shumë të mirë te Napoli, ku është bërë titullar i padiskutueshëm.

27-vjeçari ka treguar formë të mirë edhe me  Dardanët, pavarësisht rezultateve të dobëta të ekipit.

Vetë Rrahmani nuk ishte i pranishëm në ceremoni për shkak të angazhimeve me Napolin, por dërgoi një video-mesazh, ku ndër të tjera tha:  “Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, sepse kur arrin në këto nivele gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë”.

Mbrojtësi është në top formë dhe pritet që të jetë për gjatë emër i pazëvendësueshëm te ekipi i Bapolit./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close