KombetarjaKombetarja Kosova

FIFA nxjerr renditjen, ja ku pozicionohen Shqipëria dhe Kosova në fund të 2021

FIFA ka publikuar edhe renditjen e muajit dhjetor për të gjithë anëtarët e saj. Djemtë e Shqipërisë janë renditur në vendin e 66-të, ndërkohë që “dardanët” e Kosovës janë pozicionuar të 111-tët.

Ekipi i drejtuar nga Edy Reja në këtë pozicion është renditur edhe vitin 2020. Shqipëria ka qenë pesë herë në vendin e 66-të gjatë vitit 2021, ndërsa pozicionin më të mirë e pati në shtator, kur u ngjit e 63-të në renditjen e FIFA-s, teksa renditja më e dobët ishte ajo e muajit gusht, kur Shqipëria u pozicionua e 69-të.

Ndërsa Kosova ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2020, që e kishte mbyllur në vendin e 117-të. Në muajin shtator “dardanët” ishin në vend të 109-të, por kanë pasur rënie në muajt prill dhe maj (vendi i 120).

Ndërkohë, renditjen e FIFA-s e kryeson sërish Belgjika, që për të katërtin vit radhazi e mbyll në krye këtë renditje të veçantë, me podiumin që plotësohet nga Brazili dhe Franca, ndërsa pas tyre renditen Anglia, Argjentina dhe Italia./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close