Kategoria e Pare

FSHF investon në Lushnje, 3 fusha te reja dhe rikonstruksion i Roza Haxhiut

Infrastruktura është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që së fundmi ka marrë përsipër të ndërhyjë në disa stadiume të vendit.

Përmirësimi i infrastrukturës do të sillte pa dyshim një futboll më të mirë, si edhe më shumë fëmijë në këtë lojë kaq popullore, për të cilët dy ditë më parë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mori vendimin historik për t’i siguruar të gjithë futbollistëve nga mosha U-7 deri në moshën U-19 bazën materiale për stërvitje dhe ndeshje, falas për çdo sezon futbollistik, që llogaritet në një kosto rreth 1 milionë euro në vit.

“Destinacioni” i radhës i FSHF-së është stadiumi “Roza Haxhiu” i qytetit të Lushnjes. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, anëtarët morën vendimin dhe dhanë dritën jeshile për të rikonstruktuar fushën e këtij stadiumi së shpejti përmes sistemimit të bazamentit dhe më pas mbjelljen me bar natyral.

Gjithashtu, FSHF-ja nuk do të investojë vetëm në fushën e stadiumit, por edhe në 3 fusha të tjera të reja, që do të jenë me bar artificial, ku njëra do të shërbejë për seancat stërvitore të ekipit të parë dhe stërvitjet e ekipeve zinxhir ndërsa do të bëhet edhe rikonstruksioni nga e para e aneksit stërvitor, që do të shërbejë për të gjitha ekipet deri në moshën 13 vjeçare dhe aktivitetet sportive të shkollave.

Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për futbollin në vend, e në veçanti për futbollin në qytetin e Lushnjes.

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close