Kategoria e Pare

Kategoria e Parë, luhet sot pesë ndeshjet e fundit të javës së 15

Ditën sotme në orën 13:30 do të nisin pesë takimet e fundit të Kategorisë së Parë për vitin 2021, që janë të vlefshme për raundin e 15 të këtij kampionati.

Bylisi që ndodhet në krye të tabelës deri më tani do të ndeshet me Besën e Kavajës në një takim që pritet të jetë shumë interesant dhe i luftuar.

Teksa Erzeni i vendit të dytë do të përballet me Besëlidhjen në transfertë, takim nga i cili pret të dalë me tre pikë.

Burreli do të presë Maliqin, Korabi do të përballet me Tërbunin, teksa Turbina për këtë javë do të presë ekipin e Butrintit.

Teksa rikujtojmë se ditën e mërkurë u zhvilluan tre takimet e para nga ku Lushnja fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Shkumbinit, Pogradeci u mund në shtëpi me shifrat 0-3 nga Tomori, ndërsa Apolonia fitoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Vorës./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close