Kategoria e Pare

Mundi Shkumbinin me rezultatin 4-1, Lushnja shkarkon Gjylën për mungesë të rezultateve

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është shkarkuar nga detyra për shkak të mungesës së rezultateve. Fitorja ndaj Shkumbinit me shifrat 4-1 e ‘verdhejeshilëve’ pas 8 javësh mungesë të rezultateve pozitive, nuk ka ndikuar aspak në vendimin e Bashkisë së Lushnjës për ta larguar teknikun.  

Përveç  Gjylës e ka pësuar edhe Dritan Çuko, si dhe shefi i klubit, Edison Koçi, ndërsa Bashkia ka dalë edhe me një komunikatë zyrtare, ku bën me dije këtë vendim.

“Ju bëjmë me dije se Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe njëkohësisht presidentja e Klubit të Futbollit Lushnje, shkarkoi nga detyra dy trajnerët Ilir Gjyla dhe Dritan Çuko si dhe shefin e klubit Edison Koçi për rezultate të dobëta të ekipit në fazën e parë. Së shpejti do të ketë një organizim të ri të ekipit të futbollit”,-shkruhet në këtë njoftim./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close