KombetarjaKombetarja Kosova

Ish-sulmuesi i Shqipërisë bashkohet me kombëtaren e Kosovës

Emir Sahiti është një emër i ri që është bashkuar me përfaqësuesen e Kosovës. Sulmuesi i Hajduk Split në Kroaci dikur ka qenë pjesë e skuadrave U19 dhe U21 të skuadrës ‘Kuqezi’.

Lajmin e bashkimit të tij me ekipin e ‘Dardanëve’ e ka bërë publik Federata e Futbollit të Kosovës, e cila në një shkrim në faqen zyrtare njofton se 23-vjeçari ka nënshkruar një shkresë për rregullimin e dokumenteve që i mundëson përfaqësimin e Kosovës.

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti ka vendosur që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Ai, pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, e ka nënshkruar shkresën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në njoftimin e FFK-së theksohet se Sahiti u shpreh: “Ndërkaq, Emiri u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin qoftë në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e Dardanëve.”

Deri më tani 23-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asiste në 18 paraqitje në 1.HNL, ligën elitare kroate, gjatë këtij sezoni, ndërsa ka realizuar pesë gola e katër asiste në 23 paraqitje në të gjitha garat për Splitin./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close