Superliga

Brdaric i ‘nxjerr bojën’ Shqipërisë: Janë shumë mbrapa, stërvitemi në pyll

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric i ka nxjerrë “bojën” Shqipërisë në Gjermani. Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për “Die Rheinpfalz”, dhe ka komentuar aventurën e tij te skuadra shkodrane.

Tekniku gjerman është shprehur se është krenar që e mori skuadrën nga hiçi dhe e dërgoi në Kupat e Europës.

Ndërsa më tej ai është ankuar duke thënë se stërviten në një fushë në pyll dhe disa herë luajnë në fshatra, ndërsa edhe rrogat për të dhe lojtarët ka raste që vonohen

“Ushqimi shijon më tepër gjithmonë pas një fitore. Nëse sjell një ekip nga askundi dhe e dërgon në Europë, sigurisht që ndihem krenar. E mendova si një mundësi dhe sfidë të madhe Vllazninë. Përshtypja nga Shqipëria? Sa vjen këtu e vëren lehtë sesa i bukur që është ky vend. Por ne nuk jemi një vend profesional. Stërvitemi në një fushë në pyll dhe në livadhe. Shqiptarët janë shumë mbrapa kur bëhet fjalë për terrenet stërvitore. Kemi stadiumin e Vllaznisë që i përgjigjet kushteve europiane, por ndonjëherë luajmë në fshatra. Për mendimin tim, duhet bërë shumë nga pak. Gjithashtu duhet të kem kujdes që lojtarët e huaj të mos përdorin pjesën e fushës si justifikim nëse paraqiten keq në ndeshje. Ne e filluam nga e para dhe tani kemi ndërtuar një ekip konkurrues. Ka raste kur rrogat nuk vijnë dhe kjo është arsyeja se përse i ftoj lojtarët për darkë”, u shpreh Brdaric./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close