Transferime

De Ligt, në krye të listës së Barcelonës/ Ja si pritet të afrohet

Mbrojtësi i Juventus, Matthijs de Ligt është objektivi numër 1 i Barcelonës për verën, por katalanasit nuk kanë një klauzolë lirimi ‘të veçantë’ për të nënshkruar me holandezin.

De Ligt iu bashkua Juventus nga Ajax në një transferim prej 85 milionë euro në 2019. Barcelona ishte një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e tij në atë kohë, por agjenti i lojtarit Mino Raiola shpjegoi se De Ligt zgjodhi Juventusin pasi ai mund të ‘studionte dhe përmirësohej’ në mbrojtje.

Megjithatë, përfaqësuesi i lojtarit ka pohuar së fundmi se klienti i tij është ‘gati për një hap të ri’ përtej Juventusit, duke sugjeruar se ai mund të largohet nga Torino në verë.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, De Ligt mbetet në radarët e Barcelonës dhe është objektivi i tyre nr.1 për verën.

Mbetet për t’u parë se si katalanasit mund ta përballojnë nënshkrimin e tij duke pasur parasysh krizën e tyre financiare, por Barcelona është e vendosur të sigurojë nënshkrimin e De Ligt në korrik.

De Ligt do të ketë një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij nga vera e ardhshme dhe media italiane mohon që Barcelona mund të aktivizojë një klauzolë më të ulët se 75 milionë euro për të nënshkruar me holandezin./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close