Gossip

Ish-ylli madrilen ndryshon profesion, jeta e tij e re është…peshkimi

Fabio Coentrao dukej se do të kishte një karrierë të mbushur me arritje, por situata nuk ishte ajo që pritej kur ai kaloi te Real Madrid. Ndryshe nga Benfica, ku bëri paraqitje të shkëlqyera, te madrilenët ai ishte larg nivelit të tij më të mirë.

Prej disa kohësh nuk është dëgjuar më për portugezin dhe tashmë ai ka filluar të merret me…peshkim.

Coentrão e bleu varkën e tij kur ishte ende lojtar i Real Madridit, në ditët kur dukej se nuk kishte kufij për të. Por pas dështimit, ajo varkë dhe deti i Vila do Conde janë streha e tij e sigurt.

“Unë vij këtu që kur kam lindur, babai im kishte një varkë, ishte peshkatar dhe unë i shkoja pas, më pëlqente. Kur kisha kohë ose isha me pushime, vija këtu sa herë që mundja. Jeta ishte deti, deti dhe peshkimi. Dhe e dija që një ditë do të lija futbollin dhe se do të më duhej të merrja një drejtim të ri në jetë. Lumturia ime është kjo varkë dhe kjo është jeta që dua të bëj”, ka thënë Coentrao për jetën e tij të re.

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close