Gossip

Jeta e pabesueshme e Tyson, la të dashurën për një pëllumb

Mike Tyson njihet për pasionin e madh që ka për pëllumbat dhe që daton që në fëmijëri. Në një intervistë të dhënë për ‘Boomer & Carton’ ai ka zbuluar një histori të pabesueshme në lidhje me partneren e tij.

“Unë isha në takim me të dhe ajo më thotë, nuk e di pse po i bën ata zogj të mallkuar të fluturojnë, duhet t’i hash. Ajo mori një të tillë, e gatoi dhe më pas e hëngri. Unë nuk munda ta bëja. Thjesht nuk ishte gjëja e duhur për ta bërë. Kjo është arsyeja pse ajo nuk është më gruaja ime.”-tha ai.

Pak kohë më vonë ai e braktisi atë dhe e bëri në mënyrë paqësore, shumë më mirë se ajo që i kishte ndodhur në rininë e tij, kur një djalë e provokoi duke i marrë një nga pëllumbat dhe duke e ngordhur.

“Ai djalë më nervozoi dhe e godita me grusht. I kam dashur pëllumbat që në moshën nëntë vjeç. Ata ishin rruga ime e shpëtimit. Isha i shëndoshë dhe i shëmtuar. Fëmijët talleshin gjatë gjithë kohës me mua. I vetmi gëzim që kisha ishin pëllumbat.”-rrëfeu Tyson./Sportzona.al

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close