Transferime

Lukaku “i vë zjarrin” zërave për largimin nga Chelsea: Do luaj sërish për Interin

Romelu Lukaku nuk është “i kënaqur” me situatën në Chelsea dhe vënë në pikëpyetje sistemin e Thomas Tuchel e madje nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit në Inter.

Që nga rikthimi te Chelsea – një dekadë pasi ai fillimisht iu bashkua klubit – Lukaku ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje, por u pengua nga një tendosje e kyçit të këmbës përpara se të infektohej me Covid-19.

“Fizikisht jam shumë mirë. Thjesht nuk jam shumë i kënaqur me situatën, por kjo është normale. Mendoj se trajneri ka vendosur të luajë një formacion tjetër, por unë duhet të përshtatem në të dhe të vazhdoj me të profesionalisht”, deklaroi Lukaku për “Sky Italy”

Belgu tha se i vjen keq për mënyrën e largimit të tij nga Interi përpara se të shtonte se ka besim se do të kthehet një ditë.

“Unë mendoj se asgjë nuk duhet të kishte ndodhur ashtu siç ndodhi. Mënyra se si u largova nga Interi dhe mënyra se si komunikova me tifozët e Interit. Jam i mërzitur për këtë sepse nuk është koha e duhur tani, por nuk ishte koha e duhur as kur u largova. Gjithmonë kam thënë se e dua Interin dhe do të luaj sërish për ta. Unë me të vërtetë shpresoj kështu. U dashurova me Italinë. Shpresoj nga thellësia e zemrës që të kthehem te Interi dhe jo në fund të karrierës sime, por kur të jem ende në një nivel mjaft të mirë për të fituar më shumë trofe”, ka thënë sulmuesi, duke e lënë të hapur mundësinë e transferimit.

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close