Transferime

Përflitet për një largim nga Chelsea, Azpilicueta vendos për të ardhmen në janar

Mbrojtësi i  Chelsea, César Azpilicueta është një nga objektivat e Barcelonës për sezonin 2022-23 për shkak të karakteristikave të tij futbollistike dhe faktit që ai do të mbërrinte falas kur të përfundonte kontrata me Chelsean më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, 32-vjeçari nuk ka mbyllur ende asnjë parim marrëveshjeje me klubin e Barçës dhe ka lënë një afat deri në fund të janarit për të vendosur të ardhmen e tij. Ai e di interesin e Barçës, një mundësi shumë tërheqëse për të, por fillimisht dëshiron të dëgjojë klubin e tij aktual.

Në Londër që nga viti 2012 dhe kapiten që nga viti 2018, ky është sezoni i tij i dhjetë në klubin anglez, ku ai është një institucion dhe një figurë shumë e respektuar. Me shumë mundësi së shpejti atij do t’i paraqitet një ofertë rinovimi dhe ai do të vlerësojë gjithë opsionet që do ketë para.

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close