Ligue 1

Rinovimi i Mbappe/ Ja çfarë planesh kanë parisienët për të ardhmen e Neymar

Francezët e PSG duket se janë të gatshëm t’i thotë lamtumirë Neymarit në merkaton e kësaj vere.

Ylli brazilian është një fytyrë e madhe e marketingut për klubin parisien, por brenda fushës ka lënë shumë për të dëshiruar.

Nga një super lojtar te Barcelona, sulmuesi në Parc de Princes është përballur me lëndime të vazhdueshme, sidomos në ndeshje kyçe ka munguar.

Kjo mendohet se është arsyeja përse PSG është e gatshme t’i ndajë rrugët më të, ndërsa thuhet se kërkon afro 120 milionë euro për kartonin e tij.

Por, nga ana tjetër klubet evropiane ngurrojnë të paguajnë atë shumë, por për një rreth 100 milionë, mund të ishte zhvilluar një garë e nxehtë.

Me qëndrimin e Kylian Mbappes në skuadër, PSG po projekton ndërtimin e skuadrës përreth tij, derisa edhe Lionel Messi mund të shijojë edhe një sezon në Ligue 1.

Show More

Të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close